Aktualitet

Trageti pëson avari në portin italian, nuk niset drejt Durrësit, pasagjerët: Ndjemë një përplasje

Sipas pasagjereve në traget, ai ka pasur defekt në sistemin e timonit. Koha kur që nisur ka qenë thuajse normale pa erë të fortë dhe dallgëzim.

10 Nëntor 2023, 10:23 Nga A.B
Trageti pëson avari në portin italian, nuk niset drejt Durrësit,
Porti

DURRËS- Trageti i cili pritej të ankorohej në portin e Durrësit nuk ka ardhur. 'Balkanweb' raporton se trageti AF Marina ka pësuar një avari në nisje. Ai është dëmtuar në pjesën e bashit. Deri paraditen e sotme, ai nuk është nisur duke lënë dhjetëra pasagjerë në pritje.

Sipas pasagjereve në traget, ai ka pasur defekt në sistemin e timonit. Koha kur që nisur ka qenë thuajse normale pa erë të fortë dhe dallgëzim.

Pasagjeret kanë ndjerë një përplasje, ndërkohë thonë se ende nuk u është komunikuar ora e nisjes. Përveç pasagjerëve të shumtë, në traget janë edhe kamionët e transportit të mallrave./Dosja.al

traget porti i durresit

Sondazh

Poll