Aktualitet

“E dëmtoi këmbën në hapësirat e krevatit”/ Dhunoi 3-vjeçaren, rimerret në pyetje edukatorja, hetohen pronarët e kopshtit “Stinët”

Prokuroria do të nisi një ekspertim të ri të ngjarjes duke iu referuar pamjeve filmike dhe të gjitha provat e mbledhura do t’i ballafaqojnë me dëshminë e Dehimës.

10 Nëntor 2023, 10:31 Nga h.k
“E dëmtoi këmbën në hapësirat e krevatit”/
Majlinda Dehima

TIRANË-Edukatorja Majlinda Dehima e kopshtit “Stinët” është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të prokurorisë për akuzën “keqtratim i të miturit”. Ajo ka pohuar të njëjtin deklarim të disa ditëve më parë lidhur me ngjarjen, duke thënë se këmbën 3-vjeçarja e ka dëmtuar në hapësirat e krevatit.

Prokuroria do të nisi një ekspertim të ri të ngjarjes duke iu referuar pamjeve filmike dhe të gjitha provat e mbledhura do t’i ballafaqojnë me dëshminë e Dehimës. Nga ana tjetër sipas Report Tv mësohet se policia ka nisur një hetim me krimin ekonomik dhe për çiftin e pronarëve Dritan dhe Entela Danushi.

Sipas burimeve nga Report Tv nuk është rregjistruar deri tani asnjë kallëzim dhe denoncim lidhur me ngjarjen nga asnjë prind që kishte fëmijën tek “Stinët”.

Kujtojmë se dhuna ndaj 3-vjeçares është publikuar disa ditë më parë në një emision investigative. Nga pamjet shihet dhuna që eduktaorja Majlinda Dehima ushtron ndaj vogëlushes dhe më pas shihen pamjet që e vajza e vogël ankohet dhe qan nga dhimbjet, si pasojë e dhunës. Ngjarja ka ndodhur në kopshitin "Stinët" në Tiranë dhe subjekti ka rezultuar pa liçencë.

dhuna ndaj 3-vjeçares.

Sondazh

Poll