Aktualitet

Çështja "Partizani"/ Biznesmeni Fatmir Bektashi paraqitet sërish në SPAK

Ndaj Bektashit është vendosur masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

10 Nëntor 2023, 12:01 Nga r.ll
Çështja "Partizani"/ Biznesmeni Fatmir Bektashi paraqitet
spak

TIRANË- Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore në ambientet e Gjykatës së Posaçme në lidhje me akuzën e privatizimit të klubit Partizani.

Hera e fundit që Bektashi u paraqit në SPAK ishte para 4 ditës, ku nuk pranoi të jepte asnjë deklaratë për mediat pas daljes nga Gjykata. 

Kujtojmë se Fatmir Bektashi është akuzuar për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit "Partizani", bashkë me të akuzohet dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë në burg është Malltezi, i cili përveç korrupsionit akuzohet dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për 'korrupsion aktiv' dhe 'pastrim parash'. GJKKO vendosi masën "detyrim paraqitjeje"për biznesmenin.

fatmir bektashi

Sondazh

Poll