Aktualitet

Hetimet marrin tjetër kthesë/ Policia në kërkim të armës që vrau Klaudion, ndër hipotezat edhe një aksident tragjik

Nëse bëhet fjalë për një akt të paramenduar, vrasësi zgjodhi një kalibër të vogël dhe priti derisa 34-vjeçarit të mbetej vetëm, për të goditur gjakftohtësisht dhe për të shpëtuar. Nga gjetjet, Prokuroria nxjerr se autori nuk është gjithsesi profesionist.

10 Nëntor 2023, 10:31 Nga r.ll
Hetimet marrin tjetër kthesë/ Policia në kërkim të
klaudio myrtaj

ITALI-Hetimet e vrasjes së shqiptarit Klaudio Myrtaj në Itali kanë marrë një kthesë tjetër, teksa kjo është bërë me dije nga kryeprokurori i Cuneos, Onelio Dodero.

Ajo që në fillim dukej si një aksident në punë ishte në të vërtetë një krim, kjo pasi autopsia sqaroi se plumbi i përket një pistolete të kalibrit 22.

Nëse bëhet fjalë për një akt të paramenduar, vrasësi zgjodhi një kalibër të vogël dhe priti derisa 34-vjeçarit të mbetej vetëm, për të goditur gjakftohtësisht dhe për të shpëtuar. Nga gjetjet, Prokuroria nxjerr se autori nuk është gjithsesi profesionist.

“Ne hetojmë të shkuarën dhe të tashmen e Myrtajt, dëgjojmë nga familja, miqtë, partneri, njerëzit që ai frekuentonte, zakonet. Dhe nuk ka asgjë “të errët” tek një punëtor pa precedentë penalë, i cili me gjithë xhelozinë e fortë dhe disa grindje në lokal, bën një jetë të hapur, nuk fshihet dhe nuk i ka shkaktuar asnjëherë problem komunitetit. Çdo detaj i mundshëm vlerësohet. Nga motivi i pasionit te larja e hesapeve, tek ndonjë sekret i pazbuluar kurrë për të dashurën dhe familjen. Deri në hipotezën e bujshme të një aksidenti të tmerrshëm, një fatalitet tragjik”, thonë hetuesit për mediat italiane.

Në Vernante, në një të kaluar jo shumë të largët, kishte dalë në pah “rasti” shqetësues i një arsenali armësh dhe mbi të gjitha me silenciator. Mos ndoshta një pistoletë e kalibrit 22, gabimisht, përfundoi në zdrukthëtari e harruar mes rafteve dhe makinerive të vjetra? Nëse do të ishte vërtet kështu, kush e përdori atë pasdite dhe pse? Por mbi të gjitha kush e zhduku?

"Ndërkohë ditën e djeshme Prokuroria dha lejen për varrimin e Klaudio Myrtajt dhe familjarët e tij, mes të cilëve edhe një teze nga Firence, që i bënë nderimet për herë të fundit në morgun Santa Croce, në pritje të dritës jeshile për riatdhesimin e trupit dhe varrimit në Shqipëri. “Sido që të jetë e vërteta – pra kushërinjtë – ne duam vetëm qartësi dhe drejtësi”, thanë hetuesit.

klaudio myrtaj

Sondazh

Poll