Aktualitet

Video-skandali me Safet Gjicin, Alma Kaçi mbërrin në SPAK, pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza

Kaçit pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza për korrupsion aktiv.

10 Nëntor 2023, 10:44 Nga A.B
Video-skandali me Safet Gjicin, Alma Kaçi mbërrin në SPAK,
Alma Kaçi

TIRANË- Ditën e sotme, ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK) Alma Kaçi, e cila u përfshi në një video me Safet Gjicin duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e këtij të fundit, teksa mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Kaçit pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza për korrupsion aktiv.

Një ditë më parë, SPAK mbylli hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin. SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit për veprën penale ‘korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor’, ndërsa Kaçi akuzohet për ‘korrupsion aktiv’./Dosja.al

alma kaci

Sondazh

Poll