Aktualitet

Përplasen automjetet në Rrugën e Arbrit, një prej tyre largohet nga vendngjarja

Në vendngjajra është parë një automjet i përplasur me një tjetër mjet, ku dyshohet se ky i fundit është larguar.

10 Nëntor 2023, 11:42 Nga h.k
Përplasen automjetet në Rrugën e Arbrit, një prej tyre
Foto ilustruse

TIRANË-Në Rrugën e Arbrit, disa minuta më parë është rregjistruar një aksident pranë fshatit Bastar Murrizë të Tiranës. Dy mjete janë përplasur me njeri-tjetrin, ku dyshohet se janë përfshirë në aksident. 

Sipas banorëve mjeti tip “Benz” ka mbetur i dëmtuar në vend dhe drejtuesi është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbritur policia për të kryer hetimet për veprime të mëtejshme rreth ngjarjes.

aksident rruga e arbrit

Sondazh

Poll