Aktualitet

VIDEO/ Protesta për dhunimin e 3-vjeçares në kopsht, qindra qytetarë para Ministrisë së Arsimit

Mësohet se me pankarta në duar dhe me brohorima, ata kanë kërkuar para Ministrisë së Arsimit ndëshkimin e edukatores Majlinda Dehima.

9 Nëntor 2023, 18:01 Nga I.A
VIDEO/ Protesta për dhunimin e 3-vjeçares në kopsht, qindra
Protesta

TIRANË- Qytetarë të shumtë janë mbledhur ditën e sotme në protestë kundër edukatores që i theu këmbën vajzës së mitur 3-vjeçare. Mësohet se me pankarta në duar dhe me brohorima, ata kanë kërkuar para Ministrisë së Arsimit ndëshkimin e edukatores Majlinda Dehima.

Edukatorja Majlinda Dehima, në polici ka deklaruar se e ka goditur vajzën 3-vjeçare, me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim, teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë. Pas ngjarjes, Ministria e Arsimit reagoi duke zbuluar një fakt edhe më të rëndë, se kopshti “Stinët” është i pa licencuar, pra e ushtron veprimtarinë e tij në paligjshmëri. Vetëm pas denoncimit të prindërve dhe bërjes së rastit publik, kopshti është mbyllur./Dosja.al

majlinda dehima dhunohet 3-vjecarja ne kopsht

Sondazh

Poll