Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’, PROKURORIA kërkon "arrest me burg" për edukatoren
Edukatorja TIRANË-Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’, arrestohet edukatorja Majlinda Dehima PROKURORIA PRANË...
Ndërkohë Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit nga operatorët ekonomik privat.
TIRANË- Edukatorja, Majlinda Dehima që dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin "Stinët" në Tiranë është arrestuar nga policia.
48-vjeçarja akuzohet për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturit". Ndërkohë Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit nga operatorët ekonomik privat.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë
Në vazhdim të veprimeve të thelluara hetimore në lidhje me rastin e keqtrajtimit të një 3-vjeçareje në një kopsht privat, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për masën e sigurisë "Arrest në burg", dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen Majlinda Dehima, 48 vjeçe, për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturit".
Kjo shtetase dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në një kopësht privat, ku punonte si edukatore.
Ndërkohë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në çerdhe, kopështe e shkolla private, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit nga operatorët ekonomik privat.
Policia e Shtetit fton prindërit, mediat e qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit e keqtrajtimit të fëmijëve në kopështe, çerdhe e shkolla, duke ju garantuar për reagim të shpejtë e profesional.
Edukatorja Majlinda Dehima, në polici ka deklaruar se e ka goditur vajzën 3-vjeçare, me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim, teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë. Pas ngjarjes, Ministria e Arsimit reagoi duke zbuluar një fakt edhe më të rëndë, se kopshti “Stinët” është i pa licencuar, pra e ushtron veprimtarinë e tij në paligjshmëri. Vetëm pas denoncimit të prindërve dhe bërjes së rastit publik, kopshti është mbyllur./Dosja.al
Edukatorja TIRANË-Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’, arrestohet edukatorja Majlinda Dehima PROKURORIA PRANË...
foto nga protesta TIRANË- Dhjetëra qytetarë kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë për dhunën ndaj 3-vje&...
foto nga protesta LEZHË- Marrëveshja e nënshhkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për strehim e refugjatëve në Sh...
qytetar ne proteste TIRANË- Pasditen e sotme në Tiranë është zhvilluar një protestë nga një grup qytetarësh iz...
Foto nga Kuvendi TIRANË-Garda e Republikës ka reaguar zyrtarisht ditën e sotme me anë të një reagimi publik në për...
Foto ilustruese TIRANË-11 subjekte private janë në hetim për akuzën se vodhën energji elektrike me linjë të dyt&eum...
Policia TIRANË- Dy efektivë polici janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre. Mësohet se nënkomisar Ylli Çak...
foto e zjarrit ELBASAN- Pas ndotjes nga zjarri në Elbasan, përfaqësuesit e 'Kurum' nuk kanë shkuar në mbledhje e Emergjencave Civ...
SPAK TIRANË- Prokuroria ka nisur verifikim pasuror për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin dhe për atë në detyrë të...
E mitura TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda kopshtit privat në Tiranë, ku u dhunua një 3-vjeçare...