Aktualitet

Flet halla e 3-vjeçares: Vajza ndodhet në spital, nuk do mjaftohemi vetëm me arrestimin e edukatores

Halla e tëmiturës ka folur nga protesta ku është shprehur se familja e saj nuk do të mjaftohet vetëm me arrestimin e edukatores por do të kërkojnë edhe arrestimin e personave të komisariatit nr.3 që janë të përfshirë në ngjarje. 

9 Nëntor 2023, 17:24 Nga r.ll
Flet halla e 3-vjeçares: Vajza ndodhet në spital, nuk do mjaftohemi
halla e 3-vjeçares

TIRANË- Pasditen e sotme në Tiranë ka nisur protesta për rastin e dhunimit të3-vjeçares nga edukatorja në kopshtin "Stinët". 

Halla e tëmiturës ka folur nga protesta ku është shprehur se familja e saj nuk do të mjaftohet vetëm me arrestimin e edukatores por do të kërkojnë edhe arrestimin e personave të komisariatit nr.3 që janë të përfshirë në ngjarje. 

Ajo gjithashtu tha se vajza dhe prindërit janë gjendje traume. 

"Unë dhe familja ime nuk do mjaftohemi vetëm me arrestimin e saj, dua të shohim pas hekurave të gjithë përfshirët nga komisariati nr. 3. Vajza ndodhet në spital, po e merr veten. Vetëm shpresojmë që këmba e mbesës të shkojë në vëndin e duhur. Për momentin është në traumë dhe gjithashtu edhe prindërit. Kmei bërë thirrje nesë dikush mund t’i ndihmojë  vullnetarisht të kalojnë traumën", tha ajo.

proteste ne tirz dhunohet 3-vjeçarja ne kopesht

Sondazh

Poll