Sport

Çmimet e “Globe Soccer”, mes emrave më të mëdhenj të futbollit, i nominuar dhe Igli Tare

30 Tetor 2019, 16:44 Nga DOSJA
Çmimet e “Globe Soccer”, mes emrave më të

DUBAI- “Globe Soccer” është një çmim që jepet në Dubai për të zgjedhur lojtarin, trajnerin dhe drejtorin sportiv më të mirë të vitit.  Një kandidatur, mes emrave më të mëdhenj të futbollit, është dhe shqiptari Ilgi Tare, që është drjetor sportiv i ekipit të Lacios në Itali.

Në ceremoninë e “Globe Soccer”, do të zgjidhet drejtori sportiv më i mirë, ku një prej të nominuarve është dhe Igli Tare. Tare është një prej 5 të nominuarve mes disa nga emrave më të njohur sot.

Një arritje e madhe kjo për drejtorin sportiv të Lacios, i cili në këtë garë do të jetë së bashku me Erik Abidal të Barcelonës, Mark Overmars të Ajaksit, Andrea Berta të Atletikos dhe Eduard të Liverpulit.

Po ashtu çmim do të marrë dhe trajneri e lojtari më i mirë, ku të nominuar janë: Jurgen Klop, Erik ten Hag i Ajaksit, Djamel Belmadi, i cili fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës, me Algjerinë, dhe Fernando Santos i cili fitoi Ligën e Kombeve me Portugalinë.

Për lojtarin më të mirë të vitit kandidatë: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Muhamed Salah, Sadio Mane, Alison Becker, Van Dajk dhe Bernardo Silva.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport drejtori sportiv me i mire global soccer ilgi tare drejtori sportiv me i mire global soccer ilgi tare

Sondazh

Poll