Sport

“Shkoni pi***uni”, Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali pas zënkës me tifozët

29 Tetor 2019, 12:42 Nga DOSJA
“Shkoni pi***uni”, Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali

BRITANI E MADHE- Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka, ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Arsenali dhe të bëjë karrierë te ndonjë skuadër tjetër.

Këtë e ka pranuar vetë mesfushori shqiptar në një deklarim të bërë së fundmi.

26-vjeçari i ka thënë gazetës zvicerane Tagblatt, se nuk ka nevojë t’i jap fund karrierës së tij në veri të Londrës.  Xhaka u nxor nga loja e së dielës në minutën e 61-të nga trajneri Unai Emery, për t’i lënë vend Bukayo Sakas, pak pas golit të barazimit të vizitorëve.

Xhaka u përcoll jashtë fushës me fishkëllima të shumta të tifozëve të vetë. Kjo bëri që ai ta humbë kontrollin dhe ta heqë shiritin e kapitenit të dhunshëm, para se ta lëshonin nervat plotësisht.

Mesfushori Xhaka reagoi ndaj tifozëve duke i sharë: “Ik pi***uni” dhe duke e hedhur fanellën në tokë rrugës drejt tunelit për në dhomën e zhveshjes.

Sjellja e tij, si kapiten i sapoemëruar, ka ngjallur reagime të mëdha në Angli. Shumë ish-yje të Arsenalit dhe tifozë të klubit londinez kanë mbetur të habitur me Xhakën, të cilin e kritikuan ashpër për reagimin tërbues.

“Kur u thua njëherë tifozë të p*rdhen, e zhvesh fanellën dhe largohesh nga fusha, e pat më puna jote në klub”, ka thënë ish-sulmuesi i Tottenhamit dhe tifozi i Arsenalit, Darren Bent në një intervistë të dhënë për TalkSport.

“Nuk më pëlqen kur tifozët u fishkëllejnë tifozëve të vet, por ti po u dorëzohesh kur reagon në atë mënyrë. E kuptoj se ishte i zemëruar sepse nuk ishte i kënaqur as vetë me paraqitjen e tij. Ai s’ka qenë duke luajtur mirë”, shtoi Bent.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenali granit xhaka arsenali granit xhaka

Sondazh

Poll