Sport

“Seks 24 orë para ndeshjes”, Luiza Gega: Femrës edhe mundet t’i bëj mirë ndërsa meshkujve…

30 Tetor 2019, 09:05 Nga DOSJA
“Seks 24 orë para ndeshjes”, Luiza Gega: Femrës edhe

TIRANË- Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega së fundmi  ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” Rtv Ora, ku ka folur edhe mbi jetën e një sportistje, për vullnetin, ushqimin dhe trajnimin.

Gega ndër të tjera ka shpjeguar se është munduar disa herë të heqë dorë nga  sporti,por për të ka qenë thuajse e pamundur, duke shtuar se ajo bën rreth 150 kilometra në javë, duke theksuar se dieta e saj ditore nuk korespondon në mënyrë të drejtë me djegien e kalorive.

Ndërsa më tej ajo ka folur edhe për jetën seksuale, ndërkohë që është angazhuar në gara.

 “Kam menduar shpesh për të hequr dorë. Por, është bërë një pjesë e jetës. Kam frikë që do të heq dorë një herë në jetë. Unë zgjohem me të. Gjithë 24 orëshi im është i lidhur me të. Është regjimi që unë mbaj. Duhet të ha në orarin e duhur. Nuk kam ndonjë ushqim specifik. Duhet të mundohem të marr ato proteinat e duhura, karbohidratet e duhura. Kur më shkon mendja edhe ha pica. Unë e kam këtë luksin. Fiziku im për fat të mirë ma lejon, me kuptimin që unë bëj shumë stërvitje dhe e djeg. Unë bëj rreth 150 kilometra në javë. Aktualisht ushqimi është një faktor i rëndësishëm për mua, por unë nuk ushqehem aq sa duhet. Por konsumoj shumë dhe i menaxhoj gjatë ditës, ku mundohem t’i heq me stërvitje. Nuk kam limite në dietë. Mund të pijë edhe birrë. Në fakt mua më bën mirë birra, por që unë nuk e pi dot, nuk më pëlqen.  Meshkujt nuk bëjnë seks 24 orë para ndeshjes, por femrat kanë ndalime? Meshkujve nuk i bën mirë para garave, por femrave mund t’i bëj edhe mirë,” u shpreh Luiza  teksa qeshte.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport luiza gega seksi te ben mire para garave luiza gega seksi te ben mire para garave

Sondazh

Poll