Sport

Katër hajdutë vjedhin shtëpinë e ish-futbollistit të Juves, Marchisio kërcënohet me armë

30 Tetor 2019, 09:37 Nga DOSJA
Katër hajdutë vjedhin shtëpinë e ish-futbollistit të

Mediat e huaja kanë raportuar për vjedhjen që ka ndodhur në  shtëpinë e ish-futbollistit të Juventusit.

Përveç  grabitjes që hajdutët kanë bërë në shtëpinë e tij, Claudio Marchisio edhe është kërcënuar me armë prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjen së të hënës në Vinovo, në zonën e Torinos, ku ndodhet edhe vila e futbollistit.

Kanë qenë plot katër persona ata që janë future brenda vilës së futbollistit, teksa kanë mbuluar  fytyrat me maska të zeza si dhe kanë  qenë të armatosur, duke kërcënuar futbollistin dhe familjen e tij për të treguar kasafortën.

Katër hajdutët morën bizhuteri të vlerave të larta, ndërsa tashmë mediat e huaja raportojnë se autorët janë në kërkim.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport grabitja e shtepise se marchisios grabitja e shtepise se marchisios

Sondazh

Poll