Sport

“3000 euro për 1 vend”, FSHF ndërton “Arenën Kombëtare” me kosto marramendëse, s’konkurron dot as stadiumet në T

29 Tetor 2019, 15:26 Nga DOSJA
“3000 euro për 1 vend”, FSHF ndërton “Arenën

TIRANË– “Arena Kombëtare” është stadiumi më i ri në Shqipëri, i cili mendohet se mund të inaugurohet në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës e vlefshme për Euro 2020. Por për këtë stadium është shpenzuar një buxhet marramendës për ekonominë e dobët shqiptare, pasi deri më tani janë derdhur plot 75 milionë Euro.

Ishte vet Armando Duka pak ditë më parë që ka treguar dhe shifrat e shpenzuara, ku në një intervistë u shpreh se për një ulëse janë harxhaur plot 3 mijë Euro.

Kostoja jonë i FSHF ka qenë fiks, 10 milion euro plus tvsh, për të cilën ne kemi pretenduar që nuk duhet ta paguanim, por e kemi paguar dhe jemi në një konflikt, uroj që ta marrim prapësht. Pjesa tjetër e financimit është e kompanisë private. Nuk jam shumë i saktë, por në dijeninë time kostoja totale është dikur tek 75 mln euro. Relativisht kosto normale. Stadiumet maten me vendet për spektator. Kemi nga 1 mijë euro për vend, deri në 12 mijë euro. Stadiumi jonë është me një kosto diku 3 mijë euro për vend”, është shprehur pak ditë më parë Duka.

Por sot Helidon Tahiri në një reagim në Facebook, ka publikuar një tabelë ku tregohen shifrat e për ndërtimin e një stadumi, ku shihet se stadiumi “Arena Kombëtare” krahasohet në kosto me impiantet gjigandë si stadiumi i Lionit apo dhe Atletiko Madridit.

“Dmth stadiumi yne paska kushtuar 70 milione euro, me 22 mije vende. Mbi 3 mije euro per vend. Nuk pres nga ata qe mbrojne vendin e punes, te flasin per vendet e stadiumit. Tabelat me poshte tregojne… Cilat nga mediat nuk ka ngrene peshkun e Rames dhe Veliajt, mund t’i botojne…”, shkruan në Facebook Helidon Tahiri.

“Arena Kombëtare” do të jetë një stadium i shtrenjtë që do ketë vetëm 22 mijë mijë vende dhe nuk mund të konkurrojë me impiantet e tjera në Europë, të cilat kanë më shumë ulëse por janë ndërtuar me më pak kosto.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arena kombetare armand duka kostot e arena kombetare arena kombetare armand duka kostot e arena kombetare

Sondazh

Poll