Sport

ME VIDEO/ Trajneri e zëvëndësoi, tifozët shpërthejnë keq ndaj Xhakës, shqiptari i provokon: Shkoni pird*uni!

27 Tetor 2019, 19:20 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Trajneri e zëvëndësoi, tifozët

BRITANI E MADHE- Futbollisti shqiptar që luan për Arsenalin duket se nuk po kalon momentin e tij më të mirë. Granit Xhaka është fërshëllyer sot nga tifozët e shumtë që kishin shkuar në stadium për të parë ndeshjen.

Në minutën e 61’, trajneri Unai Emeri vendosi të largojë nga fusha e lojës Granit Xhakën, për të aktivizuar në vendin e tij, Bukajo Saka. Por zëvendësimi nuk i pëlqeu aspak shqiptarit, i cili nuk i pëlqeu as publikut.

Teksa shkonte për në pankinë, ai ia bëri me shenjë tifozëve që të vazhdonin dhe ta fërshellenin duke i thënë: Shkoni pir*huni!

Por nuk përfundoi aty, pasi gjatë zëvendësimit, Xhaka nuk qëndroi në stol, por u largua direkt në dhomat e zhveshjes. Sa i përket skuadrës së tij, Arsenali barazoi ndaj Kristal Palasit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal granit xhaka arsenal granit xhaka

Sondazh

Poll