Sport

Refik Halili vendos veton, zgjedh Julian Ahmatajn si trajner të Tiranës

25 Tetor 2019, 12:50 Nga DOSJA
Refik Halili vendos veton, zgjedh Julian Ahmatajn si trajner të

TIRANË- Pas largimit me konsensus të trajnerit Ardian Mema, Tirana duket se ka gjetur drejtuesin e ri. Sipas informacioneve mësohet se Refik Halili ka pasur disa emra në tavolinë, por ka zgjedhur një prej njerëzve të klubit.  

Informacionet e fundit nga klubi bardheblu bëjnë me dije për se Julian Ahmataj do të jetë trajneri i ri i Tiranës.  Edhe në të kaluarën, Ahmataj ka qenë një opsion në tavolinën e Halilit por tashmë ka ardhur momenti i duhur për të marrë drejtimin e 24 herë kampionëve në vend.

Ka qenë vetë Halili i cili ka vendosur veton, duke i besuar stolin, ish-mbrojtësit të Tiranës, Julian Ahmataj. 40-vjeçari ka qenë pjesë e 24 herë kampionëve të vendit në sezonet 2009-2010 si dhe 2011-2013 ku në total është aktivizuar 71 ndeshje si dhe ka shënuar 4 gola.

Ahmataj ka dhe një karrierë të gjatë si trajner pasi ka drejtuar disa klube si Teuta, Bylis, Besa, Korabi, Burreli, Kamza dhe së fundmi Luftëtari.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport julian ahmataj refik halili trjaneri i ri i tiranes julian ahmataj refik halili trjaneri i ri i tiranes

Sondazh

Poll