Sport

Guerrilasit kolumbianë, më në fund e lirojnë edhe babain e Luis Diaz-it…

Pas 12 ditësh rrëmbim nga grupi gueril ELN (Ushtria Çlirimtare Kombëtare), babai i Luis Díaz, Luis Manuel Díaz, u lirua sot.

9 Nëntor 2023, 17:39 Nga DOSJA
Guerrilasit kolumbianë, më në fund e lirojnë edhe babain e

KOLUMBI - Rrëmbimi i prindërve të sulmuesit të Liverpool-it, Luis Diaz, ndodhi më 28 tetor, në një karburant në Barrancas, ku nëna e futbollistit, Cilenis Marulanda, u lirua mjaft shpejt.

Pas negociatave të gjata me autoritetet kolumbiane, ELN e dërgoi këtë të enjte babanë e Luis Díaz në vendin e rënë dakord të shpëtimit, në Valledupar.

Tani ai do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe psikologjike për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore. Informacionet e para nga shtypi kolumbian tregojnë se Luis Manuel Díaz nuk shfaq shenja keqtrajtimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll