Sport

E FUNDIT! Nuk kishte ndodhur më parë, FSHF-ja mbyll merkaton e klubeve shqiptare për shkak të borxheve…

Merkato e Tiranës, Dinamos dhe Skënderbeut është bllokuar nga FSHF-ja dhe kjo për shkak të mos pagimit të detyrimeve që kanë klubet.

9 Nëntor 2023, 12:50 Nga DOSJA
E FUNDIT! Nuk kishte ndodhur më parë, FSHF-ja mbyll merkaton e klubeve

TIRANE - Nuk kishte ndodhur më parë. Eshtë hera e parë që Federata Shqiptare e Futbollit ka bllokuar merkaton e një ose më shumë klubeve shqiptare, gjë të cilën më parë këto vendime janë marrë nga FIFA.

Përmes Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, Federata Shqiptare e Futbollit ka paralajmëruar klubet, se në rast mospagimi të detyrimeve, ato do të përballeshin me pasoja të Komisionit Disiplinor, ku nuk përjashtohet edhe pezullimi merkatos.

Vendimi i FSHF-së favorizohet nga fakti që UEFA ka ndryshuar kriteret e saj të licencimit të klubeve, gjë që do të thotë se nuk do t’i jepet më licencime europiane klubeve që kanë detyrime ndaj palëve të treta.

Nga ky paralajmërim rrezikojnë kështu Tirana dhe Dinamo, të cilat nëse arrijnë një vend në Kupat Europiane, sërish nuk do të mund të luajnë aty, pasdi kanë detyrime financiare për të shlyer.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Nëntor 2023, 10:30

Reali heq dorë përfundimisht nga Mbappé

SPANJE - Real Madridi ka braktisur plotësisht përpjekjen për të nënshkruar me sulmuesin gjerman të Paris Saint, Kylian Mbapp&eac...