Sport

Këshilla e një ish-i për brazilianin: “Antony mendon se është Ronaldinho apo Zidane”...

Berbatov, i cili përfaqësoi Manchester United për katër sezone, këshillon brazilianin të ndalojë "bërjen e marrëzisë".

9 Nëntor 2023, 16:41 Nga DOSJA

Këshilla e një ish-i për brazilianin: “Antony mendon se

ANGLI - Dimitar Berbatov, një ish-sulmues bullgar me një të kaluar në “Old Trafford”, kritikoi Antonyn, duke thënë se anësori brazilian i Manchester United duhet “të luajë më thjeshtë”.

“Erik ten Haag e pëlqen Antony. Të gjithë e dinë këtë, sepse ata kanë punuar së bashku te Ajax. Ai ka një pikë të butë për të, të gjithë trajnerët janë të tillë me lojtarë të caktuar. Po i jep Antonyt shumë besim”,- tha ish-sulmuesi, cituar nga “Mirror”.

“Antony duhet ta kuptojë se sa herë që del në fushë ai duhet të justifikojë besimin e dhënë nga Ten Haag. ‘Po më beson mua, nuk dua të të zhgënjej as skuadrën’. Por deri tani për Antony nuk po shkon mirë, kështu që këshilla ime është të luajë thjeshtë, të mos i ndërlikojë gjërat”,- sugjeroi ai.

Këshilla e një ish-i për brazilianin: “Antony mendon se
Berbatov luajti për Man United nga 2008/2009 deri në 2011/2012

“Kur fillon të mendosh se jeni Ronaldinho, apo Zidane, ndërsa keni vështirësi në ndeshje, do të vuani edhe më shumë”,- nënvizoi Berbatov, duke shtuar: “Mos u mundoni të bëni budallallëqe që nuk i ndihmojnë skuadrës. Je shumë i shpejtë, përdore atë për të filluar të bësh asistime dhe të shënosh gola.” 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll