Sport

REPLIKA / Felipe Melo për Mbappe: “Ai është një budalla!"…

Lojtari i Fluminenses foli për komentet, që ylli francez Kylian Mbappé ka bërë për futbollin e Amerikës së Jugut vitin e kaluar

9 Nëntor 2023, 16:54 Nga DOSJA
REPLIKA / Felipe Melo për Mbappe: “Ai është një

BRAZIL - Në një intervistë për “TNT Sports”, Felipe Melo, lojtari brazilian i Fluminenses, nuk u tregua i butë për t’iu kundërpërgjigjur Mbappes. 

Mos harroni se, në maj të 2022, francezi foli për futbollin e Amerikës së Jugut, duke thënë se “Përparësia që kemi ne evropianët është se luajmë kundër njëri-tjetrit me lojëra të nivelit të lartë gjatë gjithë kohës, si Liga e Kombeve. Kur të shkojmë në Kupën e Botës, do të jemi gati. Brazili dhe Argjentina nuk e kanë këtë nivel në Amerikën e Jugut, futbolli nuk është aq i avancuar sa në Evropë”.

Kur u pyet për deklaratat e sulmuesit të PSG-së, braziliani Felipe Melo nuk kishte asnjë dyshim kur tha se "Mbappé është një budalla". 

 “Ai shënoi tre gola në finalen e Kupës së Botës, por Argjentina u bë kampione dhe Messi është lojtari më i mirë në botë. Ai ka ende shumë për të mësuar, ai nuk mund të flasë për futbollin e Amerikës së Jugut. Ai është një lojtar i madh, që do të fitojë tre ose katër “Topa të Artë”, por duhet ta mbajë gojën mbyllur”,- u shpreh lojtari i Fluminenses. 

“Ata vijnë nga Europa për të kërkuar lojtarë këtu, jo në Francë. Fatmirësisht nuk pata mundësi të luaj kundër tij, por nuk e di nëse është një mundësi për mua apo për të”, përfundoi kampioni aktual i Libertadores. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll