Sport

Ish-gruaja e José Antonio Reyes, gjen një mesazh 4 vjet pas vdekjes së bashkëshortit

Ndërkombëtari spanjol, ka humbur jetën para katër vitesh në një aksident automobilistik

9 Nëntor 2023, 15:25 Nga DOSJA

Ish-gruaja e José Antonio Reyes, gjen një mesazh 4 vjet pas vdekjes

SPANJE - Lajmi për vdekjen e José Antonio Reyes në vitin 2019, viktimë e një aksidenti rrugor, tronditi botën. Noelia López, e veja e lojtarit, ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetin social ‘Instagram’.

“Sapo mora një porosi nga Ikea që kisha bërë, për të organizuar disa gjëra që i kisha ende në kuti dhe e gjeta këtë…”. Noelia gjeti një kartolinë për ditën e Shën Valentinit që Reyes i shkruante: "Gëzuar ditën e Shën Valentinit. Nuk do të të harroj as nga larg".

Ish-gruaja e José Antonio Reyes, gjen një mesazh 4 vjet pas vdekjes

Noelia ka shfrytëzuar rastin për të reflektuar: "Ndjej një përkëdhelje sa herë që has në një shenjë. Sot disa fjalë marrin më shumë forcë. Së fundmi, kam pasur shumë shenja. Një ditë do t'ju tregoj për to".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll