Sport

Derbi i Romës ka "nisur"... Jose Mourinho replikon në largësi me Mauricio Sarrin: “Kjo tregon dallimin mes meje dhe atij”

Trajneri portugez, i cili sot tenton të vulos kualifikimin për në ‘8-she’, i përgjigjet inelegancës së trajnerit të Slavisë.

9 Nëntor 2023, 15:41 Nga DOSJA
Derbi i Romës  ka "nisur"... Jose Mourinho replikon në

ITALI - Roma do të tentojë të kualifikohet sot në 1/16 e Europa League, duke kërkuar një fitore ndaj Slavias në Pragë, në grupin ‘G’.

Loja është e rëndësishme, por përfundon paksa e lënë në hije nga derbi i së dielës së ardhshme ndaj Lazios, pavarësisht se José Mourinho nuk e pranon këtë. Aq më tepër, pasi Maurizio Sarri, trajneri i Lazios, derdhi disa lugë erëza pas fitores 1-0 të së martës ndaj Feyenoord.

Çfarë tha Maurizio Sarri? “Është e vërtetë që do të kemi më shumë kohë për të pushuar para derbit, por është e vërtetë që Roma do të luajë një miqësore të enjten, ndërsa sonte patëm një luftë sportive”,- tha italiani në mënyrë të pahijshme. 

José Mourinho nuk u ndal dhe iu përgjigj. "Nuk jam unë ai që duhet të ndihem i ofenduar, por njerëzit e Slavias. Në futboll nuk ka miqësore dhe është serioziteti me të cilin merr çdo ndeshje, bën dallimin midis trajnerëve. Nga kjo deklaratë mund të shihni diferenca mes meje dhe Sarris. Pres që Serie A të lëshojë një deklaratë për atë që ka deklaruar ai”,- tha “Special One”, i cili sot do të vuajë ndeshjen e fundit të pezullimit në Europa League. 

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës sime është gjithmonë ajo e radhës, e cila ka qenë filozofia ime që kur kam filluar karrierën time. Slavia ka një ekip të fortë dhe do të jetë një lojë shumë e bukur, ashtu si qyteti i bukur i Pragës”, përfundoi trajneri portugez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll