Sport

Miku i ngushtë i Michael Schumacher, nuk duhet të flasë për gjendjen e tij as pas 10 vitesh!

Glock, i cili ka mbajtur kontakte me familjarët e Schumacher, tha se edhe pas gjithë kësaj kohe nuk flet me ta për gjendjen e tij të rëndë.

9 Nëntor 2023, 12:35 Nga DOSJA
Miku i ngushtë i Michael Schumacher, nuk duhet të flasë për

ZVICER - Piloti i famshëm i Formula 1, Timo Glock, ka folur për Michael Schumacher dhe familjen e tij. Kanë kaluar më shumë se 10 vite që kur gjermani legjendar pësoi një aksident të rëndë në ski dhe lajmet për gjendjen e tij, për shkak të dëshirës së familjes, arrijnë në publik në sasi minimale.

Glock, i cili ka mbajtur kontakte me familjarët e Schumacher, tha se edhe pas gjithë kësaj kohe nuk flet me ta për gjendjen e tij të rëndë. Ai tha gjithashtu se është në marrëdhënie të mira me djalin e Majkëllit, Mikën.

“Shkojmë mirë. Unë kam njohur anëtarë të tjerë të familjes së tij për një kohë shumë të gjatë, por përpiqem të mos cenoj privatësinë e tyre. Unë respektoj të drejtën e tyre për privatësi dhe nuk diskutoj gjendjen e Michael me ta” - tha Glock. Mick ndoqi gjurmët e babait të tij.

“Mendoj se Michael do të mbështeste djalin e tij, Mick, në karrierën e tij dhe do t'i tregonte gjurmët e Formula 1! Ai ishte dhe është një përkrahës i madh i fëmijëve të tij dhe vazhdon të jetë një ambasador i madh sporti. Kalova shumë kohë jashtë pistave me Michael dhe nuk kishte rëndësi se çfarë bënim. Ai në pistë ishte shumë profesionist dhe nuk toleronte, ndërkohë jashtë pistës ishte e kundërta, ai ishte një djalë i hapur, miqësor, i këndshëm. Njerëzit menduan se nuk ishte,” – tha gjermani dhe shtoi:

“Michael Schumacher është piloti më i madh ndonjëherë, nëse më pyet mua. Ai ishte heroi im dhe një ndikim i madh duke u rritur .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Nëntor 2023, 10:30

Reali heq dorë përfundimisht nga Mbappé

SPANJE - Real Madridi ka braktisur plotësisht përpjekjen për të nënshkruar me sulmuesin gjerman të Paris Saint, Kylian Mbapp&eac...