Sport

VIDEO / Gjesti i kapitenit të Young Boys ndaj Haaland ka bërë të gjithë Zvicrën të flasë!

Skuadra nga Berna është mundur me rezultat 3:0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve Champions League në stadiumin Etihad dhe për veprimin e Kamara po diskutohet shumë.

9 Nëntor 2023, 12:28 Nga DOSJA
VIDEO / Gjesti i kapitenit të Young Boys ndaj Haaland ka bërë

ZVICER - Futbollisti i Young Boys, Mohamed Ali Kamara, u sulmua nga publiku dhe tifozët për shkak të një detaji nga ndeshja ndaj Manchester Cityt.

Skuadra nga Berna është mundur me rezultat 3:0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve Champions League në stadiumin Etihad dhe për veprimin e Kamara po përflitet në mbarë Evropën.

Mbrojtësi nga Guinea ishte kapiteni I skuadrës së tij në këtë vizitë të vështirë dhe vendosi të kërkojë fanellën e Erling Haaland, që në vetvete nuk është e pazakontë. Por ai e bëri këtë në pjesën e parë teksa lojtarët po shkonin në dhomat e zhveshjes dhe para kamerës dhe shumë njerëzve nuk u pëlqeu ky gjest.

Mediat në Zvicër theksuan se ishte një situatë e pazakontë, e cila u diskutua pas ndeshjes. Trajneri i Young Boys, Rafael Vicky, ka thënë se nuk e ka parë se çfarë ka ndodhur dhe është munduar të justifikojë lojtarin e tij në mënyrë jo shumë bindëse.

“Nuk e kam parë, është lajm për mua. Nga ana tjetër, nuk mendoj se ka lidhje me lojën, por do të flas me të. Ndoshta Erling i ka kërkuar të ndërrojë fanellat. Në fund të ditës, nuk mendoj se kjo ka të bëjë fare me rezultatin e lojës, por do të flas me lojtarin – tha ai.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk mendon se është diçka që duhet të ndodhë çdo ditë. “Sigurisht që nuk është normale, por nuk është problem i madh për mua,” – tha spanjolli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Nëntor 2023, 10:30

Reali heq dorë përfundimisht nga Mbappé

SPANJE - Real Madridi ka braktisur plotësisht përpjekjen për të nënshkruar me sulmuesin gjerman të Paris Saint, Kylian Mbapp&eac...