Sport

Thomas Tuchel merr mbështetje të re nga drejtuesit e Bayernit…

"Ne e mbështesim Thomas 100 për qind,"- tha Christoph Freund.

8 Nëntor 2023, 10:28 Nga DOSJA

Thomas Tuchel merr mbështetje të re nga drejtuesit e Bayernit…

GJERMANI - Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Christoph Freund, ka ndjekur pjesën tjetër të drejtuesve të klubit dhe ka mbrojtur trajnerin Thomas Tuchel nga kritikat.

Siç është bërë e qartë tashmë, legjendat e “Bavarisë” Lothar Matheus dhe Dietmar Hamann, kanë bërë të ditur se ish-menaxheri i Chelseat nuk është i përshtatshëm për të drejtuar gjigantin gjerman.

“Thomas kishte të drejtë që ndau opinionin e tij publikisht, pasi kritikat ndaj tij kanë vazhduar për javë të tëra. Bayerni përgjigjet gjithmonë kur sulmohet. Kështu bëri Thomas dhe ne e mbështesim atë 100 për qind”,- ka komentuar Freud për Bild.

“Po kalojmë një sezon shumë të mirë në kampionat. Ne kemi shënuar 38 gola, kemi pësuar vetëm 7 dhe kemi fituar të gjitha ndeshjet tona në Champions League. Ky është fillimi ynë më i mirë në 8 vite dhe kjo flet vetë”, ka analizuar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll