Sport

ZYRTARE/ Al-Ittihad, ku luan Benzema, shkarkon trajnerin Nuno Espirito Santo…

Klubi saudit Al-Ittihad, ku luajnë Karim Benzema dhe N'Golo Kanté, njoftoi të martën shkarkimin e trajnerit portugez Nuno Espirito Santo.

8 Nëntor 2023, 09:00 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Al-Ittihad, ku luan Benzema, shkarkon trajnerin Nuno Espirito

ARABIA SAUDITE - Nuno Espirito Santo nuk është më trajner i Al-Ittihad. Klubi saudit, i cili ka mbetur pesë ndeshje pa fitore, ka njoftuar këtë të martë shkarkimin e teknikut portugez (49 vjeç). 

Ky vendim, i marrë “pas një vlerësimi të thelluar teknik të periudhës gjatë së cilës (trajneri) mori përgjegjësitë e tij”, vjen një ditë pas humbjes së skuadrës së Karim Benzema dhe N’Golo Kante në Champions League Aziatike, në Irak kundër Klubit të Forcave Ajrore (0-2).

Espirito Santo mbërriti në korrik 2022 në klubin me qendër në Jeddah dhe aktualisht renditet i gjashti në kampionatin saudit. Është zëvendësi i tij Hassan Khalifa, që do të marrë përkohësisht detyrën në këtë periudhë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll