Sport

Luftë guerile në Napoli! Përleshje mes tifozëve të Union Berlin dhe policisë

Tension i lartë në prag të ndeshjes së Champions League mes ‘Azzurrëve’ dhe gjermanëve në “Maradona”

8 Nëntor 2023, 07:30 Nga DOSJA

Luftë guerile në Napoli! Përleshje mes tifozëve të

ITALI - Tension shumë i lartë në Napoli, me përplasje mes policisë dhe tifozëve të Union Berlin në prag të ndeshjes së Champions League mes “Azzurrëve” të Rudi Garcias dhe gjermanëve. 

Tifozët e Unionit, dy mijë prej tyre mbërritën në qytet, të gjithë të veshur me xhupa ngjyrë bezhë, u zhvendosën në një grup dhe më pas u shpërndanë, kur policia dhe karabinierët u përpoqën t'i frenonin. 

Kontaktet mes forcave policore dhe Ultras u zhvilluan në Corso Umberto dhe Via Medina, jo shumë larg selisë së policisë.

Ndërsa në Piazza Dante, në qendrën historike të Napolit, u hodhën bomba tymuese dhe fishekzjarre nga gjermanët në drejtim të policisë me automjete të blinduara, të pranishme në numër të madh në terren edhe për të parandaluar çdo kontakt me ultrasit e Napolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll