Sport

Pavarësisht humbjes, PSG mund të kualifikohet ndeshjen tjetër për në fazën eliminatore të Champions League...

Edhe duke humbur këtë të martë, në Milano (1-2), Parisi mund të kualifikohet nga ndeshja e radhës.

8 Nëntor 2023, 01:11 Nga DOSJA

Pavarësisht humbjes, PSG mund të kualifikohet ndeshjen tjetër

FRANCE - Pavarësisht humbjes së dytë këtë sezon në vetëm katër ndeshje të Champions League, këtë të martë kundër AC Milan (1-2), PSG mund të kualifikohet në raundin e 16-tave në takimin e tyre të radhës. 

Kështu do të ndodhë nëse Parisi, aktualisht i dyti në Grupin “F”, dominon Newcastle më 28 nëntor në “Parc des Princes”, dhe në të njëjtën kohë, klubi lombard nuk fiton kundër Dortmundit, tani lider falë suksesit të tij ndaj Magpies (2-0).

Edhe nëse do të ishin vetëm tre pikë përpara milanezëve, për t’u kualifikuar do të mjaftonte diferenca e tyre më e mirë në krahasim me milanezët. Para se të humbnin në Itali, parizienët kishin fituar ndeshjen e parë 3-0, më 25 tetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll