Sport

David Beckham dhe Thierry Henry, tifozët specialë në “San Siro”

Trajneri i skuadrës France U21, Thierry Henry, është i pranishëm këtë të martë në “San Siro” për të ndjekur ndeshjen e Champions League ndërmjet AC Milan dhe PSG.Ai u pa bashkë me David Beckham

8 Nëntor 2023, 08:30 Nga DOSJA

David Beckham dhe Thierry Henry, tifozët specialë në “San

ITALI - Ndeshja e Champions League mes AC Milan dhe PSG, kishte në tribunat e “San Siros” edhe dy tifozë specialë Thierry Henry edhe ish-yllin britanik, David Beckham. 

Trajneri i ekipit France Espoirs shërben ende si konsulent për kanalin anglez CBS, gjatë ndeshjeve C1. Kjo është arsyeja pse ai e gjen veten në stadiumin “San Siro”. Por jo vetëm.

I parë në shoqërinë e David Beckham para takimit, ish-sulmuesi i ‘bluve’ duhet të shpallë listën e lojtarëve të përzgjedhur për grumbullimin e ardhshëm të enjten. 

I emëruar kapiten gjatë ndeshjeve të mëparshme, mesfushori i ri parizian Warren Zaire-Emery (17 vjeç), i cili do të startojë kundër klubit lombard, mund të thirret për herë të parë në ekipin A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll