Sport

Erling Haaland zbulon misterin e festimit: Drogba apo Lineker?

Norvegjezi i Cityt festoi golin e tij në Champions League si ish-sulmuesi i Chelseat dhe jo si anglezi, pasi në galanë e “Topit të Artë” i la të gjithë me dyshime, përfshirë edhe vetë Drogba, prezantues i mbrëmjes, i cili e pyeti Si do ta festonit golin tuaj të radhës?

8 Nëntor 2023, 10:14 Nga DOSJA

Erling Haaland zbulon misterin e festimit: Drogba apo Lineker?

ANGLI - Didier Drogba , prezantuesi i galasë së fundit të “Topit të Artë” që Leo Messi e fitoi sërish, i bëri një pyetje Erling Haaland, në momentin kur sulmuesi norvegjez mori 'Trofeun Gerd Müller'. 

"Si do ta festoni golin tuaj të radhës? Ashtu si unë, apo si Gary Lineker?"- pyeti ish-sulmuesi i Chelsea. “Do ta shihni”, u përgjigj futbollisti i Manchester Cityt në të njëjtën skenë në Chatelet në Paris. 

E thënë më shpejt se e bërë. Dje, pasi shënoi të parin nga dy golat e tij (një nga penalltia) në ndeshjen e Champions League me Manchester City kundër zviceranëve Young Boys, Haaland zbuloi misterin. 

Ai zgjati krahët poshtë si Drogba dhe i la të gjitha dyshimet. Haaland mori dorezën e hedhur nga ish-sulmuesi i Bregut të Fildishtë në Paris dhe në këtë mënyrë ia dedikoi golin e tij. 

Erling Haaland zbulon misterin e festimit: Drogba apo Lineker?
Kështu i festonte Drogba golat e tij për Chelsean

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll