Sport

VIDEO / Më në fund Milani, mund PSG-në dhe ringjall shpresën!

Kuqezinjtë arritën fitoren e pare në këtë faze grupeve pas katër ndeshjesh të zhvilluara.

7 Nëntor 2023, 22:58 Nga DOSJA

VIDEO / Më në fund Milani, mund PSG-në dhe ringjall

ITALI - Milani merr fitoren e pare pas katër ndeshjesh në fazën e grupeve të Champions League duke u hakmarrë ndaj Paris SG, për humbjen e dy javëve më pare.

 Në “San Siro” kuqezinjtë fituan me shifrat 2-1 në një ndeshje e cila ishte e luftuar nga të dyja ekipet që në fillim dhe për skuadrën e Piolit gjithçka filloi në malore, pasi në minutën e 9-të, në zhvillimet e një goditje këndi ishte Skriniar që mbetet zbuluar dhe kalon PSG-n në avantazh.

Megjithatë Milani reagoi shumë shpejtë dhe brenda 3 minutave nga një kombinim mes Giroud dhe Leaos, vjen një gol spektakolarë i këtij të fundit, që mund fatin e keq pas kaq shumë ndeshjesh pa gol, por edhe Donarummën, personazhi që ishte nën shënjestrën e tifozëcve kuqezi gjatë gjithë lojës.

Me këto shifra të barabarta u mbyllën 45 minutat, ndërkohë që me fillimin e pjesë së dytë, është francezi Olivier Giroud, saktësisht në minutën e 50-të, që mund sërish portierin Donarumma dhe 2-1.

Me këto shifra u mbyll i gjithë takimi, pavarësisht rasteve të të të dyja skuadrave deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit, që sinjalizoi këtë fitore kaq të rendësishme për Milanin i cili mban shpresat gjallë ende tani më, për kalimin e grupit.

VIDEO / Më në fund Milani, mund PSG-në dhe ringjall

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll