Sport

Dy lajme të zeza në një ditë për Neymar, rrëmbimi i së dashurës dhe vdekja e Lunanës!

Për këtë, ai në Instagram ka bërë të ditur se i vjen mirë që me prindërit e Brunës gjithçka është në rregull, por që e ka shumë të vështirë për shkak të vdekjes së shoqes së tij Luanës.

7 Nëntor 2023, 21:02 Nga DOSJA

Dy lajme të zeza në një ditë për Neymar, rrëmbimi

BRAZIL - Lajmi se një grup grabitëssh tentuan të rrëmbenin vajzën dhe të dashurën e Neymar, Bruno Biancardi, doli si rrufe në qiell .

Përkatësisht, ajo tentativë për rrëmbim ka ndodhur në Cotia të martën, në qytetin e Sao Paulos. Prindërit e Bruna Biancardi ishin në vendngjarje në momentin e sulmimit të shtëpisë, dhe grabitësit më pas i lidhën por nuk i lënduan.

Krahas atij tmerri, Neymar sot përjetoi vdekjen e një shoku të ngushtë, gjë që e preku dhe e shqetësoi më tej.

Dy lajme të zeza në një ditë për Neymar, rrëmbimi

Për këtë, ai në Instagram ka bërë të ditur se i vjen mirë që me prindërit e Brunës gjithçka është në rregull, por që e ka shumë të vështirë për shkak të vdekjes së shoqes së tij Luanës.

“Ditë e trishtë, mora dy lajme të këqija. I pari ishte sulmi që pësuan prindërit e Brunës, por falë Zotit gjithçka shkoi mirë. Së dyti, mora vesh vdekjen e një shoqes time, Zoti e mirëpret Luanën krahëhapur. Ngushëllimet e mia për të gjithë familjen e saj”, ka shkruar Neymar.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll