Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, makina përplas për vdekje këmbësorin, transportohet me urgjencë në spital (EMRI)

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur 'Rotondo e Savrës'.

7 Nëntor 2023, 17:45 Nga a.l
Aksident i rëndë në Lushnje, makina përplas për vdekje
Lushnje

LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur 'Rotondo e Savrës'. Një makinë ka përplasur një këmbësor, 87-vjeçarin e identifikuar me emrin Abdyl Cullahu e për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.   

"Lushnjë/Informacion paraprak-Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës", shtetasi O. F., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin A. Ç., 87 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident ne lushnje abdyl cullahu

Sondazh

Poll