Aktualitet

"Shqipëria e para"/ Protestë para kryeministrisë për marrëveshjen me Italinë: Të enjten ora 16:00

Slogani i protetsës është quajtur "Ne vendosim jo shkatërrimit".

7 Nëntor 2023, 17:08 Nga I.A
"Shqipëria e para"/ Protestë para kryeministrisë
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

TIRANË- Qytetarët sjhqiptaerë kanë paralajmëruar protestë ditën e enjtë para kryeministrisë për marrëveshjen e Ramës dhe homologen Giorgia Meloni pr emigrantët. Slogani i protetsës është quajtur "Ne vendosim jo shkatërrimit".

Protesta është paralajmëruar ditën e enjte në orën 16:00. Pritet që protesta të ketë pjesëmarrje masive nbga qytetarë të shumtë nga vendi. 

"Shqipëria e para"/ Protestë para kryeministrisë
Slogani

Kryeministri Edi Rama nënshkroi një ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbi ngarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024. Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore. Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t'i jap fonde shtesë vendin tonë për emigrantët e shpëtuar. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël./Dosja.al

shqiperia marreveshje me italine per emi

Sondazh

Poll