Aktualitet

VIDEO/“I don’t speak English”/ Shqiptari shokohet dhe qan nga policët brenda shtëpisë së barit u drejtohet në shqip: Më falni

Oficerët hyrën brenda shtëpisë ku gjetën 206 bimë kanabisi me vlerë deri në 173 mijë £ që rriteshin në dhomat e gjumit dhe në papafingo.

7 Nëntor 2023, 16:33 Nga h.k
VIDEO/“I don’t speak English”/ Shqiptari shokohet dhe qan nga
Pamje arrestimi

BRITANI-Marisol Bezati, shqiptari i arrestuar nga Policia Angleze shfaqet në momentet kur kapet brenda shtëpisë së barit me vlerë 173 mijë paund. Marisol Bezati, 20 vjeç, është burgosur për 18 muaj pasi ai e ktheu pjesën më të madhe të shtëpisë në Peterborough, Cambridgeshire, në një zonë kultivimi për bimët.

Pamjet video e tregojnë të riun duke u strukur në divan me pantallona të shkurtra dhe një bluzë, ndërsa oficerët bërtasin 'Policia!'. Oficerët hyrën brenda shtëpisë ku gjetën 206 bimë kanabisi me vlerë deri në 173 mijë £ që rriteshin në dhomat e gjumit dhe në papafingo.

Bimët mbaheshin nën llambat e nxehtësisë me hyrjen në dyert e dhomës së gjumit të mbyllura. Bezati pretendoi se ai nuk fliste anglisht pasi oficerët i shpjeguan se ishin aty për të kontrolluar shtëpinë e tij. Bezati u paraqit në Gjykatën e Kurorës së Peterborough të premten më 27 tetor, ku u dënua me 18 muaj burg pasi pranoi se ishte i shqetësuar për prodhimin e kanabisit dhe abstraktimin e energjisë elektrike.

shtepi bari ne angli marisol bezati

Sondazh

Poll