Aktualitet

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’, prindërit: Jemi të tmerruar! Nuk është rasti i parë

Në një prononcim për gazetarët, një që ishte i pranishëm në protestë tha se kopshtet publike duhet të bëhen me kamera. Ndërsa një tjetër kërkoi që të merren masa më të rrepta.

7 Nëntor 2023, 16:44 Nga a.l
Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’,
Protesta

TIRANË-  Qytetarët e Tiranës kanë protestuar pasditen e sotme pranë ambienteve të kopshtit ‘Stinët’, për të dënuar rastin e dhunës ndaj 3-vjeçares nga edukatorja Majlinda Dehima. Në një prononcim për gazetarët, një prej prindërve që ishte i pranishëm në protestë tha se kopshtet publike duhet të bëhen me kamera. Ndërsa një tjetër kërkoi që të merren masa më të rrepta.

"Te merren masa më të rrepta. Fatmirësisht nuk jam prindi. Ndihem shumë keq, do të reagoja shumë keq nëse do të isha prind, është një gjë që nuk tolerohet", u shpreh një prind.

"Jam prind i dy fëmijëve dhe kam qarë gjithë paraditen është e tmerrshme! Unë i kam çuar në shtet, por problemi qëndron se dhe shteti ka një numër të caktuar fëmijësh. Nuk është rasti i parë. Jam shumë e tmerruar", tha një prind tjetër.

 

majlinda dehima

Sondazh

Poll