Aktualitet

Arrestimi i Belerit, ish-shefi i komisariatit të Himarës: Informatat m'i dha Arsen Rama, në dijeninë time ka marrë shpërbim

Por ai theksoi se eprorët e tij i ka njoftuar vetëm, pasi konfirmoi informacionin si të vërtetë. 

7 Nëntor 2023, 16:29 Nga I.A
Arrestimi i Belerit, ish-shefi i komisariatit të Himarës: Informatat
GJKKO

TIRANË- Dëshmitë në gjyqin ndaj Fredi Belerit është zbardhur. Mësohet se ish-shefi i komisariatit të Himarës Ermal Ajdini ka dëshmuar në GJKKO, se fillimisht informatat për shit-blerjen e votave i ka marrë nga Arsen Rama. Por ai theksoi se eprorët e tij i ka njoftuar vetëm, pasi konfirmoi informacionin si të vërtetë. 

"Unë në janar te 2023 jam emëruar shef komisariati në Himarë. Arsen Ramën ma kanë prezatuar një koleg polic. Në fund të muajt prill të 2023 më ka telefonuar dhe më ka thënë se po bliheshin vota për Alfred Belerin. Pas marrjes së këtij informacioni unë kam bërë verifikimet e mia dhe më ka rezultuar që informacioni ishte i vërteta. Më pas kam vënë në dijeni eprorët e mi. Të cilët më kanë thënë që të vë në dijeni prokurorin në lidhje më këtë çështje. Më pas Arsen Rama ka vendosur që të bashkpunojë me prokurorin, për të bërë veprimet stimuluese. Në dijeninë time ka nënshkruar një marrveshje bashkpunimi. Më pas kam marrë urdhër nga prokuroria që të nisja me veprimet dhe kam kontaktuar arsen ramën për të kryet të gjitha veprimet stimuluese. Rama dhe familja e tij jetonin në Himarë por më pas ata me kanë shprehur shqetësimin se janë kërcënuar dhe janë dërguar në Vlorë," tha Ajdini.

Pyetjet:

Pyetje nga avokatët: A jeni në dijeni që Arsen Rama ka marrë shpërblim nga policia?

Ermal Ajdini: Në dijeninë time po pasi është një procedure e ligjshme. Për më tepër informacion drejtohuni me një kërkesë drejtorisë vendore të policisë së Vlorës.

Beleri: A keni dijeni të ketë përgjime pa autorizim të prokurorit?

Ajdini: Në dijeninë time jo, te gjitha përgjimet janë kryer me autorizim të organeve kompetente.

Beleri: Keni pasur urdhër për të përgjuar të gjithë zyrën time elektorale?

Ajdini: Kemi përgjuar subjektet që na ishin autoriziar nga prokurori.

Beleri: Sa lista ka dorëzuar Rama?

Ajdini: Ka dorëzuar atë listë që ju i keni thënë në telefon, një në zyrë njërën kopje e ka dorëzuar tek ne. Nuk i mbaj mend emrat e listës.

gjkko fredi beleri ermal ajdini

Sondazh

Poll