Aktualitet

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopësht, fëmijët dalin në protestë me pankarta: Mos më dhuno, unë jam i vogël

Protesta ka ardhur, pasi një prej edokatoreve të këtij kupështi ka dhunuar një vogëlushe të vogël deri në pikën ku i ka thyer asaj këmbën. 

7 Nëntor 2023, 16:20 Nga I.A

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopësht, fëmijët dalin

TIRANË- Protestës së qytetarëve ditën e sotme i janë bashkuar edhe fëmijë të vegjël në kopështin Stinët. Protesta ka ardhur, pasi një prej edokatoreve të këtij kupështi ka dhunuar një vogëlushe të vogël deri në pikën ku i ka thyer asaj këmbën. 

“Vij të mësoj dhe argëtohem, jo të dhunohem!”, “Mos më dhuno, unë jam i vogël”, “Dhuna nuk ka justifikimi”, janë disa nga pankartat që fëmijët e vegjël mbajnë në duar.

Mamaja e fëmijës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna. Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre. Pavarësisht bujës mediatike, ende nuk është marrë asnjë masë për edukatoren dhe për veprimtarinë e kopshtit./Dosja.al

dhunohet 3-vjeçarja ne kopesht

Sondazh

Poll