Aktualitet

'Skifteri' shqiptar i rezidencave të futbollistëve rrëfehet nga arratia: Nuk vodha te Messi se kisha respekt

Alberto, pretendon se komandon më shumë se 100 persona që varen prej tij ose kërkojnë lejen dhe informacionin e tij për të kryer disa vjedhje.

7 Nëntor 2023, 16:10 Nga a.l
'Skifteri' shqiptar i rezidencave të futbollistëve
Leonel Messi

SPANJË- Futbollistë të famshëm në Spanjë si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Alvaro Morata e Karim Benzema kanë rënë pre e grabitësve, që kanë hyrë në rezidencat e tyre luksoze. 

Mediat spanjolle shkruanë se shumë prej tyre janë shqiptarë, të cilët piketojnë zonat luksoze të Marbella, Madrid, Valencia e Barcelonës.

Po ai më popullori njihet me nofkën  “Alberto”. Në një intervistë në podcastin e gazetarit Carlos Quílez ai ka rrëfyer më shumë detaje mbi supergrabitjet. 

Alberto, pretendon se komandon më shumë se 100 persona që varen prej tij ose kërkojnë lejen dhe informacionin e tij për të kryer disa vjedhje.

“Ne grabitëm Benzema. Ne gjithashtu tentuam të vidhnim shtëpinë e Cristianos në Madeira, por gjërat që gjetëm nuk ishin joshëse“, tha Alberto.

Kreu i bandës së grabitësve shqiptarë, i cili aktualisht është në arrati tha se shmangu futbollistin argjentinas nga lista e tij sepse kishte shumë respekt për të, shkruajnë mediat spanjolle. 

“Rreth një vit më parë të tjerë më ofruan (për ta vjedhur) shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta parë, sepse e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij. Pikë”, tregoi ai. 

carlos quílez alberto

Sondazh

Poll