Aktualitet

Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin Stinët, nis protesta e qytetarëve

Nga dhuna e shumtë, këmba e 3-vjeçaes është thyer nga edukatorja.

7 Nëntor 2023, 16:02 Nga I.A
Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin Stinët, nis protesta e
Protesta

TIRANË- Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë ditën e sotme në kopshtin Stinët. Protesta ka ardhur, pasi një nga edukatoret e këtij kupshti ka dhunuar një fëmijë 3-vjeçare. Nga dhuna e shumtë, këmba e 3-vjeçaes është thyer nga edukatorja.

Mamaja e fëmijës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna. Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre. Pavarësisht bujës mediatike, ende nuk është marrë asnjë masë për edukatoren dhe për veprimtarinë e kopshtit./Dosja.al

dhunohet 3-vjeçarja ne kopesht

Sondazh

Poll