Aktualitet

Komisioni Evropian kërkon detaje për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë

Për krahasimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri me marrëveshjen Britani e Madhe-Ruandë për kontraktimin e emigrantëve, të ngritur nga anëtarët e opozitës, zëdhënësja u përgjigj se “duhet informacion nga Italia para se të hyjmë në detaje, por që nga e para. 

7 Nëntor 2023, 14:31 Nga h.k
Komisioni Evropian kërkon detaje për marrëveshjen e
Foto ilustruese

BRUKSEL-Komisioni Evropian ka kërkuar informacion në lidhje me detajet e marrëveshjes që Roma dhe Tirana kanë nënshkruar që Italia të krijojë qendra emigrantësh në Shqipëri, ka thënë zëdhënësja e KE-së Anitta Hipper gjatë një konference ditore për mediat.

Për krahasimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri me marrëveshjen Britani e Madhe-Ruandë për kontraktimin e emigrantëve, të ngritur nga anëtarët e opozitës, zëdhënësja u përgjigj se “duhet informacion nga Italia para se të hyjmë në detaje, por që nga e para. 

Ne jemi në kontakt me autoritetet italiane, kemi kërkuar të marrim detaje për marrëveshjen e migracionit me Shqipërinë. Para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se çfarë saktësisht synojmë të bëjmë."- ka thënë zëdhënësja. 

Kryeministri Edi Rama nënshkroi një ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbi ngarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024. Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore.

Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.

marreveshja e emigranteve itali shqiperi

Sondazh

Poll