Aktualitet

DETAJE/ Dhunimi i të miturës në kopshtin 'Stinët', drejtoresha ndërroi dëshminë pasi prindërit panë thyerjen e këmbës

Ndërkohë drejtoresha e kopshtit e cila u zbulua se kishte bashkëpunuar në fshehjen e ngjarjes, vazhdon të jetë e lirë edhe pasi ministria e Arsimit në një reagim publik bëri me dije se kopshti ishte pa licencë. 

7 Nëntor 2023, 14:55 Nga a.l
DETAJE/ Dhunimi i të miturës në kopshtin 'Stinët',
Edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i skandalit të dhunës ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat 'Stinët'. Edukatorja, Majlinda Dehima e cila dhunoi të miturën duke i shkaktuar fraktura në njërën këmbë është shoqëruar në polici, por ndaj saj nuk është dhënë ende asnë masë sigurie. 

Ndërkohë drejtoresha e kopshtit e cila u zbulua se kishte bashkëpunuar në fshehjen e ngjarjes, vazhdon të jetë e lirë edhe pasi ministria e Arsimit në një reagim publik bëri me dije se kopshti ishte pa licencë. 

Mësohet se prindërve të vajzës fillimisht u është thënë se e vogla është pickuar në këmbë, por pasi ata i kanë bërë grafi, ka rezultuar se ka thyerje. Më pas drejtoresha ka ndërruar versionin e deklaratës duke thënë se vajza ka rënë nga krevati dhe ka vrarë këmbën.

Por pamjet dëshmojnë të kundërtën. Në video shihet momenti që rreth orës 10:00, vajza shfaqet duke çaluar, duke lënë të kuptohet se ka qenë e lënduar para se të flinte në gjumin e drekës. 

dhunohet 3-vjeçarja ne kopesht majlinda dehima

Sondazh

Poll