Aktualitet

Thertoja nuk do të ndërtohet! Banorët e Laknasit fitojnë betejën në gjyq me kompaninë private

30 Tetor 2019, 12:17 Nga DOSJA
Thertoja nuk do të ndërtohet! Banorët e Laknasit fitojnë

TIRANË– Thertorja e cila ishte parashikuar të ndërtohej në zonën e njohur “Plepat e Brukës” nuk do të bëhet.

Në një seancë në Gjykatën Administrative të Tiranës 300 banorët e kësaj zone ia kanë dalë që të mposhtin kompaninë private në mënyrë që të anulohet ndërtimi i thertorës në pyllin afër shtëpive të tyre.

Seanca ka zgjatur rreth 2 orë e gjysmë dhe në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe ambientalisti Sazan Guri.

Banorët e Laknasit janë ngritur disa herë në protestë pasi pretendonin se një kompani private në pronësi të Bledar Daçit, do t’u priste pyllin për të ndërtuar një thertore derrash. Banorët e kanë kundërshtuar këtë ndryshim pasi pemët e këtij pylli mbrojnë nga rrëshqitjet e tokës shtëpitë e tyre, si dhe pretedojnë se në zonë eksiztojnë edhe tre thertore të tjera, prandaj një e katërt nuk është e nevojshme.

Protestat janë shoqëruar me përplasje me Policinë e Shtetit dhe policinë private, nga e cila shoqërohej kompania në fjalë për të kryer aktivitetin që sipas projektit pretendon se i ka të gjithë dokumentet e nevojshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e laknasitnfitojne gjyqin protesta e banoreve te laknasit banoret e laknasitnfitojne gjyqin protesta e banoreve te laknasit

Sondazh

Poll