Aktualitet

Mister fati i Alvin Berishës, “Save the children” e mohon: Djali s’është nën kujdesin tonë në kampin e Al Hol

30 Tetor 2019, 11:58 Nga DOSJA
Mister fati i Alvin Berishës, “Save the children” e mohon:

Pas shfaqjes për herë të fundit tre javë më parë të Alvin Berishës në emisionin “Le Inne”, vishet me mister ajo çfarë është duke ndodhur me të miturin shqiptar në Kampin Al-Hol.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raportoi në ediocionin e lajmeve të orës 12:00 për një komunikim që kishte patur me “Save the Children”.

Në përgjigjen kthyer Top Channel nëse Alvin Berisha është nën kujdesin e kësaj organizate thuhet:

“Alvin Berisha nuk është nën kujdesin e Save the Children në kampin Al Hol. Duke marrë në konsideratë këtë çështje të komplikuar të fëmijëve të juaj në Verilindje të Sirisë, ne do të preferonim për të mos komentuar apo spekuluar se çfarë është duke ndodhur me të dhe se si është ai“.

Marrë nga Top Channel

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha historia e alvin berishes ne siri kampi al hol save the children alvin berisha historia e alvin berishes ne siri kampi al hol save the children

Sondazh

Poll