Aktualitet

Mbillnin drogë në Shëngjergj të Tiranës, arrestohen dy të rinj, detaje nga operacioni

30 Tetor 2019, 10:37 Nga DOSJA
Mbillnin drogë në Shëngjergj të Tiranës, arrestohen dy

Tiranë- Nga Policia e Tiranës janë arrestuar 2 persona pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin  në vendin e quajtur “Stani i Varrosit” në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj, kanë kultivuar disa bimë  narkotike.

Nga Policia janë arrestuar L. A., 37 vjeç dhe  L. A., 24 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjeshta”.

Në pranda dy shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vjeshta”, ndaluan shtetasit:

– L. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/Tiranë;

– L. A., 24 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/Tiranë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me shtetasin A. M., (të ndaluar më parë nga Policia), në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera, në vendin e quajtur “Stani i Varrosit” në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj, kanë kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.

Po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proceduarale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike kryrer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 të rinj në tiranë kultivim droge në tiranë arrestohen 2 të rinj në tiranë kultivim droge në tiranë

Sondazh

Poll