Aktualitet

Fermerët në Lushnje sërish në protestë, kërkojnë subvencionim nga shteti: Jemi të falimentuar (5 kërkesat)

30 Tetor 2019, 10:31 Nga DOSJA
Fermerët në Lushnje sërish në protestë,

Lushnje- Vijojnë protestat e fermerëve të Lushnjes. Ata ankohen se shteti fut prodhime nga jashtë dhe prodhimet e tyre ngelen pa shitur. Madje sipas tyre edhe prodhimet që i sheshin kanë në treg çmime shumë të ulëta. Po kështu ata kërkojnë subvencionim nga shtetit dhe rregullimin e marrëdhënies me tregtarët.

“Qeveria të bëhet arbitër mes nesh dhe tregtarëve. Ne jemi të detyruar të punojmë në fshat në serë. Marr lekë nga pensioni i babait dhe ble pesticidet për serën time. Jemi të falimentuar.”, është shprehur një nga fermerët, i cili theksoi se nuk do të ndalen së ngrituri zërin kundër qeverisë.

Kërkesat e fermerëve të Lushnjes: 

1) Subvencion i drejtpërdrejtë për njësi prodhimi tek fermeri

2) Vlerësim e kompensim financiar me çmim dysheme në raste të humbjes së prodhimit dhe fatkeqësive natyrore

3) Ndërhyrja në paketën fiskale të vitit 2020 ku TVSH të jetë e njëjtë si në shitje dhe ne blerje

4) Garantimi i shërbimit të ekstensionit nga ministria e bujqësisë dhe laborator analizash për produktet

5 ) Qeveria arbitër mes palëve tregtuese-fermerë për rregullimin e tregut.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fermerët në lushnje në protestë fermerët në protestë fermerët në lushnje në protestë fermerët në protestë

Sondazh

Poll