Aktualitet

Video/ Me tub uji në dorë, dy policët ‘heqin’ uniformat dhe kthehen në zjarrfikës, si po shuajnë flakët pranë Gjykat

30 Tetor 2019, 10:20 Nga DOSJA
Video/ Me tub uji në dorë, dy policët ‘heqin’

TIRANË– Një kosh plehrash është përfshirë nga flakët paraditën e sotme, pranë Gjykatës së Rrethit në Tiranë.

Teksa në sy bien flakët dhe tymi, dy efektivë policie janë angazhuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, në mënyrë që ky i fundit të mos avancojë.

Siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al njëri nga efektivët qëndron brenda ambjenteve të Gjykatës teksa ka nxjerrë një tub me ujë dhe po mundohet të shuajë flakët brenda koshit.

Polici tjetër ndodhet pranë koshit të plehrave dhe asiston në mbajtjen e tubit të ujit, në mënyrë që zjarriv të mos avancojë. Ndërkohë në derën e Gjykatës ndodhen gazetarë dhe operatorë që filmojnë për kronikat e ditës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e rrethit tirane policet shuajne zjarrin tirane gjykata e rrethit tirane policet shuajne zjarrin tirane

Sondazh

Poll