Aktualitet

Iu gjet kanabis në shtëpi, Prokuroria kërkon 10 vite burg për Armando Koçerrin: Është pjesë e Habilajve

30 Tetor 2019, 11:44 Nga DOSJA
Iu gjet kanabis në shtëpi, Prokuroria kërkon 10 vite burg

TIRANË- Shtyhet gjyqi për grupin e Habilajve tek Gjykata e Krimet e Rënda për shkak të mungesës së avokatëve të çështjes. I vetmi i arrestuar i pranishëm ka qënë Armando Koçerri.

Për të Prokuroria e Krimeve të rënda ka kërkuar që dënimi nga 15 vite të ulet në 10 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dyshohet se Kocerri është pjesë e bandës pasi kishte komunikime telefonike me Moisi dhe Florjan Habilajn, dhe u arrestua në Shqipëri për katër tonë hashash që u kap në Babicë. Mendohet se ai kishte rol ndihmues në grup pasi kishte qënë me detyrë infermier në spitalin e Vlorës.

Armando Kocerri është pjesë e grupit të Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, shtëpinë e tyre e kishin kthyer në magazinë ku grumbullonin hashash dhe më pas e trafikonin.”

Grupi “Habilaj” u godit në tetor të vitit 2017. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në media, ndërsa u morën në Itali me mijëra faqe përgjime të grupit “Habilaj” ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri.

Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. I vetmi nga grupi që ndodhej në Shqipëri ishte Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin, ky i fundit, u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e krimeve te renda grupi i habilajve gjykata e krimeve te renda grupi i habilajve

Sondazh

Poll