Aktualitet

“Maskarenj m*ti, zagarë”/Shoqërohet në Polici trajneri në Laç pas dhunës ndaj futbollistëve

30 Tetor 2019, 10:02 Nga DOSJA
“Maskarenj m*ti, zagarë”/Shoqërohet në Polici

Laç– Prej disa orës po qarkullon në rrjet një video tronditëse, ku tregon kushtet skandaloze dhe mënyrën si stërviten fëmijët në klubet e futbollit në Shqipëri.

Në video duket një  trajneri i U-17, Ndue Tarazhi, i cili godet me radhë futbollistët e tij pas një ndeshje. Madje ai i quan ata “maskarenj m*ti” dhe iu thotë s’ju vjen turp.

Tashmë ai është shoqëruar nga Policia për dhunën ndaj futbollistëve të rinj. Tarazhi është shoqëruar në Polici që nga ora 08:00 e mëngjesit dhe vijon të merret në pyetje nga oficerët. Ndaj tij po kryhen të gjitha veprimet proceduriale.

Theksojmë se ai dhunonte futbollistët në sy të Policëve, të cilët rrinin duarkryq.

J/V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj futbollistëve të rinj ish-trajneri rreh futbollistët ndue tarazhi dhuna ndaj futbollistëve të rinj ish-trajneri rreh futbollistët ndue tarazhi

Sondazh

Poll