Sport

Nëna e Rabiot tregon se ajo keqkuptohet nga media në Francë, për rolin e saj si menaxhere: “Babai i Messit nuk kritikohet”

Véronique akuzon shtypin francez për diskriminim ndaj saj

7 Nëntor 2023, 09:30 Nga DOSJA
Nëna e Rabiot tregon se ajo keqkuptohet nga media në Francë,

ITALI - Biznesmenia dhe nëna e Adrien Rabiot, Véronique Rabiot, tregoi në një intervistë për 'Gazzetta dello Sport' se si është të negociosh në nivelet më të larta të futbollit evropian dhe bëri kritika të ashpra për shtypin francez, i cili dyshohet se bën dallime, sepse ajo është grua.

"Unë nuk mendoj se ata e kritikojnë babanë e Messit për interesat e djalit të tij. Ose babain e Neymar. Ky është një problem me mediat franceze. Unë e kam ndjekur Adrien në stërvitje që kur ishte 6 vjeç. Te PSG deri në moshën 17-vjeçare, sepse nuk kishte leje drejtimi”,- tha Véronique.

Biznesmenia sqaron, se në negociatat që zhvillonte për llogari të të birit është trajtuar me respekt. “Bashkëbiseduesit e mi më kanë respektuar gjithmonë, duke filluar nga presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaïfi dhe Carlo Ancelotti (ish-trajneri i klubit francez), me të cilin jam takuar tre herë kur Adrien ishte më i ri.

Por nuk mund të them të njëjtën gjë për qarqe të caktuara dhe personalitete të caktuara, që nuk e kuptojnë se një grua, e cila është edhe nënë, është si një baba që menaxhon karrierën e djalit të tij. Sot, fatmirësisht ka më shumë femra në futboll, në televizion, si biznesmene apo gjyqtare”.

Véronique Rabiot ishte përfshirë në polemika me disa trajnerë, duke përfshirë trajnerin, Didier Deschamps. Mesfushori, tashmë 28-vjeçar, nuk pranoi të rinovojë me PSG-në, ai u stërvit veçmas në fund të sezonit të fundit në Paris, para se të nënshkruante me Juventusin, me të cilin ka kontratë deri në fund të sezonit. “Nëse qëndron te Juventusi? Do të marrë një vendim në fund të sezonit”,- ka shpjeguar biznesmenia në të njëjtën intervistë.

Agjentja garanton se asgjë nuk është rënë dakord me Manchester United. "Nuk ka pasur kurrë ndonjë negociatë të vërtetë me ta."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2023, 22:29

Shakhtior Donetsk, klubi në luftë…

UKRAINE - Shakhtior Donetsk pret Barcelonën të martën (18:45) në “Volksparkstadion” të Hamburgut në Gjermani, për...